Besimtarët musliman festojnë festën e shenjtë të Fiter Bajramit. Në Shkodër falja e namazit të Fiter Bajramit u kremtua në shesh duke bërë bashkë besimtarët. Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari e nisi fjalën e tij me lutjet për luftën e ashpër që vijon në Gaza.
Myftiu Sytari tha se nuk duhet të tolerojmë që muslimanët të nëpërkëmben ndërsa dha edhe disa mesazhe për tentativat e shkatërrimit të familjes në ditët e sotme.
Edhe trajtimi i besimtarëve në mënyrë selektive në zyrat e institucioneve apo universitete është i papranueshëm tha myftiu.
Në fund myftiu i zonës së Shkodrës uroi festën e Fiter Bajramit.