Bekim Balaj njoftoi pak ditë më parë tërheqjen nga Kombëtarja e Shqipërisë. Para startit të duelit ndaj Çekisë, u mbajt një ceremoni speciale në nder të tij dhe tre futbollistëve të tjerë kuqezinj, për kontributin që ata dhanë me fanellën e Shqipërisë. Balaj rregjistroi 48-ndeshje me Kombëtaren, teksa në intervistën e parë pas tërheqjes së tij, të cilën e dha për emisionin “Star Sport”, tregoi se momenti më i bukur i tij ishte goli në Portugali.
Balaj foli edhe për momentin e vështirë në ndeshjen ndaj Serbisë në Beograd.
Ish-sulmuesi i Kombëtares veçoi Gianni De Biasin, si trajnerin më të mirë që ka punuar me të në këto 10-vite përfaqësim me kuqezinjtë.
Ndër të tjera, Balaj përmendi Brojën si një nga sulmuesit më me të ardhme që mund të ketë Kombëtarja.
Në fund, Balaj kishte edhe një mesazh dhe këshillë për të rinjtë.
Gjatë karrierës së tij me Kombëtaren, Bekim Balaj u aktivizua në 48-ndeshje, duke shënuar nëntë gola, teksa i pari ishte ai ndaj Portugalisë.