“Shqipëria ka mundësi që të kualifikohet në kampionatin europian të futbollit në Francë”.
Kështu shprehet sulmuesi i kombëtares shqiptare, shkodrani Bekim Balaj një prej sulmuesve më të rrezikshëm të kuqezinjve…..
Bala thotë se objektivi i Shqipërisë në europian është të grumbullojë 4 pikë çka do të bënte që kuqezinjtë të kalojnë grupin ku ndodhen bashkë me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën…
Në ndeshjen Shqipëri-Zvicër edhe pse emocionet janë të mëdha, shqiptarët e të dy ekipeve do tregojnë profesionalizëm thotë Balaj…
Sulmuesi shkodran shpreson që jo vetëm të grumbullohet sërish nga trajneri De Biasi por edhe të shënojë sa më shumë gola në europian….
Bekim Balaj shënoi në ndeshjet eleminatore një prej golave më të rëndësishëm atë përballë Portugalisë duke i dhënë fitoren kombëtares shqiptare në atë takim.