Baleti kontemporan “Ekuinoks”, ngjiti ne skenen e pallatit te kultures ne Lezhe një performancë unike, që prezantonte ndryshimin e gjendjes emocionale të njerezve ashtu siç ndryshojnë edhe vete stinet. Këtë risi e solli vajza nga Lezha Klodiana Lleshi, e cila tha se vjen në Lezhë pasi në qytetet e vogla nevojat janë edhe më të mëdha, ashtu si dëshira për të shprehur çdo emocion.

Koreografia e prezantuar ishte shprehje e nevojes për të emancipuar shoqerine e më së shumti vajzat, tha pedagogu, Artan Ibershimi.

Shoqeruese të koreografes, Klodiana Lleshi, ishin vajza nga Lezha që pasionin e tyre kanë kercimin dhe për koreografen Rudina Demaliaj, kjo ishte një tjeter kenaqesi që erdhi për ta dhe për publikun.

Nuk ishin vetëm 4 vajza që perfaqesonin stinet e një viti, por menyra sesi ndryshon njeriu në varesi të kohes dhe në kete rast, Ekuinoks, vendos në skene struktura sociale të reja që krijohen, emocione të reja apo dhe ato të vjetra që ringjallen. Ajo prezantoi të gjithë pikepamjen për zhvillimin e jetës dhe sfidat e përballjes së vazhdueshme me të.

Artikulli paraprakFSHATI VRAKË BOSHATISET NGA TË RINJTË
Artikulli tjetërTË HUAJT INTERES PËR PRONA NË LEZHË