Deputeti socialist Taulant Balla, e ka cilësuar si një incident tejet të rëndë atë që ndodhi në sallën e Kuvendit, ku sipas tij, kreu i grupit të PD-së, goditi me grusht ministrin e Shëndetësisë.

“Kreu i grupit të PD-së, godet me grusht ministrin e Qeverisë, e kanë parë sytë e shqiptarëve, e kanë filmuar kamerat këtë incident të rëndë, po depozitojmë kërkesën e një grupi deputetësh të PS drejtuar Byrosë së Kuvendit dhe i kërkojmë Byrosë të mblidhet urgjent të shqyrtojë këtë rast. E paimagjinueshme që në seancën plenare, kreu i grupit të PD godet me grusht qoftë një ministër apo deputet”, tha ai.

Artikulli paraprakINCIDENT NË SALLËN E KUVENDIT, PALOKA SHTYN BEQAJN TË LARGOHET NGA FOLTORJA
Artikulli tjetërTENSIONOHET SËRISH SITUATA NË KUVEND