Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas bashkëbisedimit të kreut të PD-së Lulzim Bashës me gazetarët pas kthimit nga Berlini.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se çfarë ka thënë e çfarë ka berë në Berlin, Lulëzim Basha, jo vetëm e dimë ne po e kupton çdo shqiptar i arsyeshëm.

Sipas Ballës mazhoranca do të duhet të përballet më tej jo thjesht me individë a grupe skeptike ndaj zgjerimit të BE, po edhe me baltën e eksportit “Made in Shqupi”, që Lulëzim Basha ka derdhur në veshët e tyre, me moton shpif shpif se diçka do mbetet!

Se çfarë ka thënë e çfarë ka berë në Berlin, Lulëzim Basha, jo vetëm e dimë ne po e kupton çdo shqiptar i arsyeshëm. Për më tepër mjafton ta dëgjoje sot logorenë e tij, për të marrë vesh se sa shumë është lodhur kryetari i opozitës për të bërë avokatine e Shqipërisë.

Sipas Lulëzimit, Shqipëria është narkoshtet, por BE-ja duhet t’i thotë “PO” Shqipërisë! Shqipëria është kokë e këmbë e zhytur në krim e në zullume, por BE-ja duhet t’i thotë miresevjen! Shqipëria ka një kryeministër të të gjitha të zezave, por BE-ja duhet të çelë negociatat me të!

A ka njeri që nuk e kupton se kjo është thjeshtë loja e vjetër e Lulit, shaj e nxij vendin tënd dhe bëj sikur po i’a zbardh faqen?! Fatkeqësisht, ne do të duhet të përballemi më tej jo thjesht me individë a grupe skeptike ndaj zgjerimit të BE, po edhe me baltën e eksportit “Made in Shqupi”, që Lulëzim Basha ka derdhur në veshët e tyre, me moton shpif shpif se diçka do mbetet!

Fatkeqësisht, ne nuk e kemi në krah opozitën në këtë proces kaq jetik për Shqipërinë e shqiptarët, sepse kjo opozitë Shqiperinë e do për mollë sherri për pushtet dhe shqiptarët i sheh vetëm si mish për topat e vet! Por fatmirësisht, me Lulin pa Lulin,

Shqipëria i’a ka dalë dje me një arritje historike dhe do i’a dalë më tutje sfidës së madhe të europianizimit të saj!

Artikulli paraprakMASKAT GRABISIN ARGJENDARINË, AUTORËT KANOSËN PUNONJËSEN
Artikulli tjetërATENTAT ME ARMË ZJARRI SHQIPTARIT NË ITALI