Presidenti i ri, Balla takim me Shoqërinë Civile: Nuk ka duhet një përfaqësues ekskluziv i yni, por një figurë që të gëzojë autoritetin që i jep Kushtetuta

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla ka zhvilluar një takime me Organizata të Shoqërisë Civile në kuadër të procesit të konsultimeve për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

Gjatë fjalës së tij Balla tha se vendit i duhet një president që të gëzojë autoritetin që i jep Kushtetuta.

“Ftoj çdo organizatë të shoqërisë civile të vijë me propozime dhe shoqëruar edhe me argumentin përkatëse. Këto do të na ndihmonin për të krijuar profilin e presidentit të Republikës që duam. Ne nuk duam një president për PS, por një president për Shqipërinë dhe ky është argumenti kryesor. Nuk ka duhet një përfaqësues ekskluziv i ynë por një president që të gëzojë autoritetin që jep Kushtetuta”, tha Balla.

Artikulli paraprakSHKODËR, DIMËR NË PRANVERË, SHIU MBUSH RRUGËT
Artikulli tjetërMERR FUND NGËRÇI POLITIK, ABAZOVIÇ JEP LAJMIN: FORMOHET QEVERIA E RE NË MALIN E ZI!