Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kritikoi opozitën. Ai thotë se ata reagojnë pasi kanë ndodhur ngjarjet për t’i shfrytëzuar politikisht ngjarjes tragjike. Më tej ai shtoi se nëse do ishte miratuar edhe nga opozita kodi rrugor do ishte shmangur aksidenti

“Ju nuk e kuptoni që shqiptarët qeshin me ne kur Albana qan me lot krokodili për një çështje që ne e kemi fajin të gjithë? Përsëritet skenari. Po boll qatë përpara dhe votoni gjërat që bëjnë ne, mos u kompleksoni. Po ta kishim miratuar kodin e rrugores 3 javë më parë, s’do ndodhte ai aksidenti i frikshëm. S’do mbante atë lloj makine ai dhe as do ecte me ate shpejtesi, po ju keni frikë se ju thotë Berisha jeni të shitur. S’është tradhti të punosh në Shqipëri.”- tha Balla

Artikulli paraprakARRESTIMI I NËNËS LEHONË, SPIROPALI-OPOZITËS: S’PËRDORIM ÇËSHTJE TË TILLA PËR POLITIKË! GRUAJA TË LIROHET QË SOT
Artikulli tjetërBORRELL KONFERENCË ME RAMËN: SHQIPËRIA KA TREGUAR FRYMËN EUROPIANE, PARTNER I BESUESHËM, DO NA KENI NË KRAH