Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë nga Elbasani se letra e komisionerit Hahn ishte një mesazh tepër i qartë për Partinë Demokratike, e cila sipas tij, ka si synim bllokimin e zgjedhjeve.

Balla: Nuk ka ndodhur, jo në Shqipëri, po në asnjë vend të botës që kur ka një sistem demokratik që një parti politike të pengojë zgjedhjet, që një parti politike ti thotë popullit mos shko në zgjedhje. Ne duam që populli të shkojë në zgjedhje dhe që populli të vlerësojë me votë këdo që ka punuar.

Balla ishte në fshatin Gjergjan të Elbasanit në një takim me banoret e kësaj zone, ku prezantoi edhe kandidatin për deputet, z. Arben Kamani.

Hahn: Opozita u vetëpërjashtua nga zgjedhjet. Dënon thirrjet për bllokim

Artikulli paraprakTURIZËM DHE ARSIM, KONFERENCË RAJONALE NË BUSHAT
Artikulli tjetërSHPËRTHIM NË NJË LAGJE HISTORIKE TË ROMËS, DYSHOHET NJË PAKO BOMBË