Eshte prezantuar sot Strategjia Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave 2024- 2030.
Ministri i Brendshëm foli për krijimin e një regjistri të personave që kanë qenë viktimë e trafikimit të paligjshëm drejt Britanisë dhe mbështetjen që do u afrohet atyre.
“Do të krijohet një regjistër i personave që kanë qenë viktima të këtij trafikimit të paligjshëm dhe me mbështetjen e qeverisë britanike po krijojmë sipërmarrje të suksesshme në Kukës, Dibër. I bie më mirë të rrisësh dele e dhi në Kukës sesa të punosh shtëpi bari në Britaninë e madhe’ tha Balla.