3 muaj në çadër për të shtyrë zgjedhjet me 1 javë. Kështu iroznizoi dpeuteti i Partisë Socialiste, Taulant Balla me cadrën e partisë Demokratike përpara kryeminsitrisë.
Ai tha se gatishëmëria e qeverisë ishte për të garantuar pjesëmarrjen e demokratëve në zgjedhje Balla: “Kishim disa lojëtarë të mbyllur në çadër, nuk e di a do të jenë të përgatitur për një betejë siç ju ka hije.
Gatishmëria jonë ishte për t’u dhënë atyre mundësinë që të shkojnë në zgjedhje, megjithëse kërkesat e tyre ishin qesharake, tre muaj në çadër për të kërkuar shtyrjen për 1 javë të zgjedhjeve. Balla siguroi se Partia Socialiste nuk do të përdorë administratën shtetërore në zgjedhje pasi socialistët nuk janë njësoj si demokratët. Balla: “Nuk ka ndodhur dhe nuk do të do të ndodhë në asnjë ditë të fushatës.
Ne nuk jemi si ata, jemi shumë më ndryshe se ata. Nuk kemi asnjë lloj frike nga vota e popullit dhe nuk e di pse PD kishte frikë dhe ka nga vota e popullit. Deputeti socialist, u tha votuesve për herë të parë të Peqinit se në mandatin e ardhshëm, qeveria do të fokusohet tek krijimi i vendeve të punës për të rinjtë.