Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një konferencë të përbashkët për mediat, bashkë me kreun e Policisë së Shtetit dha detaje rreth megaoperacionit të ndërmarrë nga jugu në veri.

Ai përgëzoi Policinë e Shtetit për aksionin me qindra të arrestuar, ku në shënjestër ishin personazhe të botës së drogës.

“Megaoperacioni ishte kapilar, i mirëkordinuar në të gjithë vendin, që në orët e para të mëngjesit të sotëm për identifikimin e rrjeteve kriminale të shpërndarjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike. Ky është fillimi i një rrugëtimi të ri në luftën kundër drogës. Janë ekzekutuar 236 vendime për kontrolle në mjedis, 214 masa sigurie, shtuar se 23 të tjerë që janë arrestuar në flagrancë.”, tha Balla.

Artikulli paraprakMEGAOPERACIONI “TEMPULLI’ , RRUMBULLAKU BËN BILANCIN: GODITËM SHPËRNDARËSIT E DROGAVE! AFRO 1 MIJË KG DROGË E SEKUESTRUAR NË 8 MUAJ
Artikulli tjetërDITA FUSHORE E MISRIT