Taulant Balla ka zbuluar për mediat detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të PS. Sipas tij, është kërkuar që deputetët e PS gjatë fundjavës të jenë në terren dhe të vijnë me rezultate konkrete. Gjithashtu, ai tha se një tjetër sfidë është zgjedhja e presidentit dhe janë kërkuar që deputetët të sjellin kandidaturat më të përshtatshme.

“Çdo deputet i PS gjatë gjithë fundjavës duhet të jetë prezent në territor për të marrë vendime që lidhen me angazhimin e deputetëve. Më 31 mars është seanca e radhës e Kuvendit, për çështjet në rend dite kemi diskutuar. Kemi diskutuar në mbledhjen e grupit parlamentar se po afron drita ku Kuvendi duhet të ketë kalendar që çon në zgjedhjen e presidentit. Siç e thotë Kushtetua jo më vonë se 24 maji duhet të vijojë procesi për zgjedhjen e presidentit.

Në këtë kontekst, PS që ka udhëheqësin e këtij procesi për shkak se është shumica, do të zhvillojë një proces. Ky proces duhet të jetë i hapur konsultimesh, natyrshëm brenda suazës së Kuvendit të Shqipërisë.

Bashkë me mua do të jetë kolegia Spiropali dhe Gjiknuri, të mandatuar nga grupi parlamentar për të diskutuar me grupet e tjera parlamentare, për të instucionalizuar një dialog konstruktiv për zgjedhjen e presidentit. Po ashtu këto konsultime prej sot kanë filluar dhe brenda grupit tonë parlamentar. Deputetëve u është kërkuar të vijnë me propozime konkrete, që të kemi gati ato që mund të jenë kandidatura të mundshme për t’u mbështetur më pas me firmat”, tha Balla.

Artikulli paraprakYURI KIM JEP LAJMIN E MIRË: NGA 1 PRILLI VIZAT TURISTIKE PËR NË SHBA DO TË JENË 10-VJEÇARE
Artikulli tjetërZGJIDHET KRYETARI I RI I KLP! ALFRED BALLA VOTOHET UNANIMISHT NGA ANËTARËT E TJERË