Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dhënë një prononcim për mediat pas zjarrit që përfshiu qendrën tregtare “Metropol” në pallatin 12 katësh. Duke folur për situatën, Balla tha se rreziku nuk ka kaluar ende pasi ende ka vatra të vogla zjarri në godinë. Ai shtoi se problem mbetet temperatura e godinës ku po punohet për shkak të zjarrit që përfshiu katin e tretë.

“Falë ndërhyrjes dhe koordinimit të mirë mes forcave zjarrfikëse, Shqiponja dhe RENEA të cilat për shkak të profesionalizmit arritën të ndërhyjnë në kohë në banesa për të cilat u informuam që nuk ka banorë por pas hyrjes me forcë djemtë e RENEA-s gjetën njerëz në këto banesa.

Ato tani janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në spitalin e Lushnjës. Rreziku nuk ka përfunduar sepse në momentin që flasim ka ende disa vatra më të vogla të ndërtesës. Problem mbetet temperatura e godinës ku po punohet është shumë e lartë për shkak të zjarrit që ka qene në katin e tretë”- tha Balla ndër të tjera.

Artikulli paraprakMBI 30 PERSONA TË ASFIKSUAR PËRFUNDOJNË NË SPITAL, MES TYRE NJË ZJARRFIKËS DHE NJË FËMIJË
Artikulli tjetërSULMI IZRAELIT NË SIRI, VRITET NJË GJENERAL I LARTË IRANIAN!