Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka folur jashtë parlamentit i shoqëruar nga një deputet i Bundestagut gjerman, pjesë e koalicionit qeverisës në Gjermani.

Ai tha se social-demokratët janë pro zgjerimit të BE-së dhe mbështesin integrimin e Shqipërisë.

Një mik tjetër i bundestagut gjerman, kësaj radhe i Partisë Social Demokrate Gjermane, anëtar i komitetit për çështjet e Bashkimit Evropian në budestag është sot në parlamentin e Shqipërisë dhe më pas për takime me zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare.

Dua ta them me zë të lartë që Partia Social Demokrate gjermane, pjesë e koalicionit qeverisës në Gjermani është një mbështetëse e madhe e procesit të zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.

Por ajo që është e rëndësishme për ne është që social-demokratët gjermanë mbështetin hapjen e negociatave me Shqipërinë”, deklaroi Balla.

Artikulli paraprakBOTA NUK PO BËN MJAFTUESHËM PËR TË REDUKTUAR DUHANPIRJEN
Artikulli tjetërPS VOTON LIGJET DHE LARGOHET, OPOZITA NË KUVEND, NOKA: JENI BATAKÇINJSH, DO U PËRMBYSIM