Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për operacionet “Tempulli” dhe Sundimi i Ligjit” që kanë sjellë arrestimin dhe vënien nën hetim të 12 personave së fundmi në qarqe të ndryshme të vendit.

Ai përgëzoi policinë për goditjen e një linje trafikimi të kokainës në Dibër si dhe sa i takon zbulimit të bazës në Fushë-Kuqe që furnizonte me automjete grupet kriminale, Balla u shpreh se pret më shumë nga grupet hetimore në Lezhë për zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

“Lëndë narkotike (kokainë dhe kanabis) dhe municion luftarak janë sekuestruar në Dibër, Kukës, Shkodër dhe Tiranë. Ndërsa në Lezhë janë sekuestruar automjete, motomjete, lëndë eksplozive dhe mjete që do të përdoreshin nga grupet kriminale. Pres më shumë nga strukturat hetimore të DVP Lezhë dhe të institucioneve të tjera ligjzbatuese, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale. Gjithashtu përgëzoj Policinë e Shtetit në Dibër për goditjen e një linje shpërndarje dhe trafikimi kokaine”- shprehet Balla në reagimin e tij.

Artikulli paraprakIU GJETËN FARA KANABISI, PRANGA 18-VJEÇARIT NË SHKODËR
Artikulli tjetërPROJEKTI PËR RIJETËSIMIN E ZONËS HISTORIKE 300 VJEÇARE TË ZDRALES NË SHKODËR, RAMA: TË JETË JO VETËM TREGTARE POR EDHE KULTURORE