Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me strukturat e Policisë së Shtetit në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit në Shkodër. Në fjalën e tij Balla ka përgëzuar uniformat blu për punën e bërë për mbarvajtjen e sezonit turistik dhe të fluksit që ka patur tek të dyja pikat kufitare, Muriqan dhe Hani i Hotit, si dhe ka nënvizuar se puna duhet të vazhdojë me të njëtin ritëm.

“Keni zhvilluar një punë shumë të mirë në mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe të fluksit që kanë patur të dyja pikat kufitare që mbulon kjo drejtori, edhe Muriqani edhe Hani i Hotit. Ka pasur një fluks si asnjëherë tjetër.Më vjen mirë për koordinimin edhe nën drejtimin e drejtorit Boshnjaku me policinë kufitare të Republikës së Malit të zi.

Edhe unë vetë, qoftë me Kryeministrin Abazoviç, qoft me Ministrin e Brendshëm Axhic, kam patur kontakte ku është dashur nevoja për të ndërhyrë, për të kaluar në një regjim të lehtësuar. Dhe dua t’ju them që sezoni nuk ka mbaruar akoma, ndaj puna vazhdon”, shprehet ministrl. Balla gjithashtu ka theksuar se është shumë e rëndësishme që të rritet gadishmëria për të evidentuar çdo lloj forme të krimit kufitar dhe vëmendja të jetë maksimale.“Kjo është një pikë e rëndësishme, jo vetëm që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, por është pjesë e “Korridorit Blu” dhe natyrshëm që një numër i madh qytetarësh Europian, që nisen nga veriu i Europës zgjedhin për të kaluar edhe në këtë pikë, për të ardhur në Shqipëri apo për të vazhduar poshtë. Kështu që dua t’ju përgëzoj për punën dhe të rrisni gadishmërinë për të evidentuar çdo lloj forme të krimit kufitar.Nisem këtu nga disa të dhëna që mora sot për të parë disa natyra të ndryshme të veprave penale të cilat janë evidentuar në vazhdimësi në këtë pikë kalimi kufitar. Duhet të vazhdoni të keni rezultate më të mira”, tha Balla.

Artikulli paraprakFINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “MOSCOW”, ARRESTOHET 59- VJEÇARI
Artikulli tjetërPS MBLEDH ASAMBLENË KOMBËTARE, JA KUR DO TË ZHVILLOHET TAKIMI