Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg. Balla theksoi në një reagim se i shprehu ambasadores Peleg solidaritetin e Shqipërisë me popullin e Izraelit, ndërsa vijojnë sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit.

“Shqipëria përmes Kryeministrit Edi Rama i dënoi ashpër këto sulme terroriste dhe mban një qëndrim të fortë kundër terrorizmit”, nënvizoi Balla.

“Mendimet dhe lutjet tona sot janë për viktimat e këtij sulmi të pabesë, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, u shpreh Balla në reagim.

Ushtria izraelite ka shpallur gjendjen e luftës pas sulmeve masive sot në mëngjes ndaj Izraelit nga Rripi palestinez i Gazës. Organizata militante Hamas nisi sulmet me qindra raketa dhe me infiltrimin e luftëtarëve të armatosur nga Rripi i Gazës në Izrael. Izraeli është kundërpërgjigjur dhe ka bombarduar Gazën.

Artikulli paraprakVLLAZNIA E PËSON NË SEKONDËN E FUNDIT, TIRANA MERR 3 PIKËT
Artikulli tjetërRRITET BILANCI TRAGJIK/ 198 TË VDEKUR DHE 1610 TË PLAGOSUR