Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë vizitës së tij në Kosovë u prit në një takim nga Presidenti Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se zhvilloi një takim vëllazëror me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas Ballës, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë për liri e një populli autokton kundër gjenocidit të Millosheviçit.
Postimi i plotë:
PRISHTINË: Takim shumë vllazëror me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi . Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë për liri e një populli autokton kundër gjenocidit të Millosheviçit. Tërësisht mbështes Presidentin Thaçi se “askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë…” së Kosovës.