Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka hedhur një sërë akuzash ndaj opozitës dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Ai tha se opozita nuk e donte reformën në drejtësi dhe vettingun por se pa vettingun në drejtësi s’mund të ketë vetting në politikë.

Ai i ka drejtuar dhe nëj thirrje Prokurorisë në lidhje me çështjen e dhunimit të 25-vjeçares Xhisiela Maloku dhe akuzave të nënkomisar Emiljano Nuhut duke i kërkuar të nxjerrë nëse ka qenë në polici me deputetin tjetër socialist Rrahman Rraja.

“Maxhoranca e ka bindje angazhim, seriozitet maksimal vettingun në drejtësi dhe kush erdhi me zor për të votuar dy vite më parë reformën në drejtësi dhe këtu është dallimi më i qartë mes nesh

dhe të munguarve të sotëm të cilët për shkak të javës së mungimit të kryetarit të partisë jashtë Shqipërisë nuk ishin sot në hotel por dy kryetarët e grupeve parlamentare u shpërdoruan nga Lulzimi.

Një njeri që sdi të drejtojë një parti jo vetëm që mori në qafë partinë e tij por edhe partinë e Monikës. Sot mungojnë për t’i dhënë mbështetje vettingut të drejtësisë”, deklaroi Balla.

Ai tha se PD kërkoi Pazar në nisje të sesionit parlamentar për të ndryshuar ligjet e vettingut por se maxhoranca nuk pranoi.

“Kur nisëm këtë sesion PD kërkoi Pazar për të ndryshuar 7 ligjet e vettingut. Ne nuk bëhemi kurrë pjesë e pazarit sepse nuk do bëjmë Pazar në kurriz të vettingut në drejtësi.

Pasi nuk morën përgjigje për pazarin hynë në një diskutim që nisi që ditën e parë të reformës në drejtësi.

Reforma në drejtësi ka objektivin fundor atë të politikës. Ne s’mund të pranojmë një vetting të politikës pa hetuar pasuritë e familjarëve, korrupsionin 27-vjeçar të politikës.

Nuk bëhet vettingu i politikës duke mbajtur një fjalim kryetari i opozitës në hotelin e radhës. Për t’u bërë vettingu duhet të jenë këtu për të miratuar këto 3 vendime”, u shpreh Balla.

Ai tha se nuk bëhet më politikë me baltë e shpifje duke i kërkuar prokurorisë të zbardhë çështjen e akuzave ndaj tij në rastin e Xhisiela Malokut.

“Thirrja ime sot ndaj prokurorisë edhe për shpifjen më të fundit, prokurorisë i kërkoj të hetojë menjëherë. Mjaft më me muaj për të zbardhur një çështje. Një çështje që zbardhet brenda ditës.

Nëse unë apo Rrahman Rraja kemi qenë atje, ka prova. Kjo histori do jetë historia e turpit të Lulzim Bashës.

Me të shantazhu Lulzimi është turp. Grupi parlamentar i PS-së ka nxjerr prova të qarta se si Lulzim Basha ka shantazhuar bizneset në këmbim të parave për kompaninë e kunatit të tij”, tha Balla.

Artikulli paraprak“SHKOLLA E DREJTORËVE”, RAMA: KA TË PAAFTË, MARRIM ‘DIJEN’ E IZRAELIT
Artikulli tjetërSHKODËR, UDHA E PAQES 2018