Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka falenderuar Kryeministrin e Malit të Zi Milojoko Spajic, i cili reagoi për rastin e dhunës ndaj tre shqiptarëve sot në Mal të Zi. Në njoftimin për shtyp shkruan se të rinjtë shqiptarë u dhunuan nga persona me uniformë ushtarake.

“Më herët ministri Balla zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, Danilo Šaranović pas ngjarjes së ndodhur në zonën e Herceg Novit, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar nga tetë persona të veshur me uniforma ushtarake. Ministri Balla i ka kërkuar homologut të tij malazez informacion lidhur me ngjarjen, ndërsa ka falenderuar Policinë e Malit të Zi për reagimin e menjëhershëm”, thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë së Brendshme.

Artikulli paraprakDHUNIMI I TRE TË RINJVE NGA SHQIPËRIA, REAGON MINISTRI I BRENDSHËM MALAZEZ
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, POLICIA APEL DREJTUESVE TË MJETEVE