Shteti Shqiptar është angazhuar drejtëperdrejtë për të mos lejuar ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi.

Vetë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka konfirmuar përpjekjet që po bëhen në këtë drejtim me shtetin Kroat, që nga komunikimi i dy kryeministrave pak ditë më parë në Podgoricë, e deri veprimet e tjera të institucioneve shtetërore. Ai është besimplotë se çeshtja do të zgjidhet në mënyrë racionale. Marrëdheniet mes dy vendeve tona, ai i krahason me një tryezë shahu, ku secila palë bën levizjet e saj. Por për të mos u lodhur në kërkimet e shembujve, ai i referohet Italisë e cila rezufoi pak kohë më parë një kërkesë të ngjashme që bëri Serbia për Ballist Morinës.

Sa herë kthehet në qender të vemendjes çeshtja e Beogradit, pasojat që ajo sjell dihen thotë Bushati. Ideatori i flamurit “Autochthonous” që u ngrit në stadiumin serb, u ndalua në muajin qershor nga policia e Kroacisë të cilat thanë se Morina po tentonte të kalonte në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë kur është ndaluar nga autoritetet.

Artikulli paraprakLAJMI I MIRË PËR TË NXEHTIN PËRVËLUES AFRIKAN
Artikulli tjetërMESHA E LAMTUMIRËS PËR RROK LOGUN