Beogradi nuk merr dot frymë dhe ka dalë në sheshe.

Faji i ajrit të ndotura janë emetimet nga makinat e vjetëruara, termocentrale me linjit, dhe industritë që prodhojnë jashtë çdo standardi mjedisor.

Në fund të vitit të kaluar, kryeqyteti serb ishte qyteti i katërt më i ndotur në botë, sipas renditjes së ‘Air Visual’.

Por smogu po e bën ajrin e shumicës së Ballkanit të pashëndetshëm ndërsa autoritetet e Serbisë, Bosnjës dhe Kroacisë, ndër të tjera, përpiqen të minimizojnë problemin me tezën se kjo është një ndotje sezonale.

Në fakt smogu që mbulon shumicën e rajonit është për shkak të kombinimit të dy faktorëve: nxehtësia e pazakontë e vjeshtës dhe trafiku i ngjeshur, veçanërisht në metropole e Ballkanit.

Të dhëna të tjera alarmante vijnë nga Indeksi i Cilësisë së Ajrit Botëror, i cili përfshin 70 vende në aktivitetet e tij të anketimit si dhe nga EPA, Agjensia Amerikane e Mjedisit.

Me dhe pa maska ​​që mbulojnë hundën dhe gojën, shumë qytetarë të Beogradit kanë protestuar duke i kërkuar qeverisë marrjen e masave për këtë situatë.

Artikulli paraprak“MILIARDERËT E BOTËS KANË PASURI MË SHUMË SE 4.6 MILIARDË NJERËZ”
Artikulli tjetërKOMPENSIMI I VIKTIMAVE TË AVIONIT UKRAINAS