Zjarre të mëdha kanë përfshirë që nga dita e djeshme Greqinë Jugore, bregdetin kroat dhe pjesë të Bosnje-Hercegovinës, njoftoi sot media ballkanike. Në shumë zjarre janë përfshirë pjesët jugore të Greqisë, në mesin e të cilëve më shumë janë përfshirë ishujt grek Zakinthos dhe Skiros si dhe në afërsi të Distomos, në gadishullin e Peleponezit. Autoritetet thanë se shërbimet zjarrfikëse tani për tani i mbajnë zjarret nën kontroll dhe nuk ka rrezik për përhapjen e tyre drejt vendeve të banuara.

Policia greke shtoi se në rajonin afër Athinës, që të premten u përfshi nga një zjarr i madh, është gjetur trupi i djegur i një polici, i cili është viktima e parë e flakëve të zjarrit në këtë verë. Media kroate tha se dy zjarre të mëdhenj prej mbrëmë kanë përfshirë Krizhnjakun afër qytetit bregdetar Trogir dhe afër vendit Prugovi, në veri të Splitit. Zjarret në këtë zonë deri tani kanë shkatërruar rreth 370 hektarë sipërfaqe me bar dhe pyje. Me zjarrin afër Krizhnjakut ballafaqohen rreth 40 zjarrfikës me nëntë autmojete zjarrfikëse, ndërkohë që me flakët e zjarrit afër Splitit ballafaqohen 20 zjarrfikës. Kryetari i Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë të Splitit, Miroslav Boban deklaroi se zjarri afër Prugovit, disa herë ka lëvizur në drejtim të shtëpive përreth, por zjarrfikësit e kanë penguar përhapjen e tij. Sipas agjencisë bosnjake të lajmeve, FENA, në qytetet Mostar, Çaplin, Stolac dhe Konjic janë regjistruar disa zjarre, të cilat kanë përfshirë sipërfaqe me bar dhe pyje.

Artikulli paraprakRAMA NË RAI 3: E DUAM INTEGRIMIN NË BASHKIMIN EUROPIAN
Artikulli tjetërOSHEE I PËRGJIGJET ABONENTIT NGA MALI I JUSHIT