Një tërmet me magnitudtë 5.6 Rihter ka tronditur rajonin e Kretës në Greqi.

Tërmeti ka rënë rreth orës 09:50 dhe epiqendra ka qenë në det në jug-lindje të ishullit të Kretës.

Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare njofton se tërmeti kishte një thellësi 20 kilometra dhe është i shkallës 5.6 Rihter.

Ndërkohë raportohet gjithashtu se një tërmet i shkallës 4.7 Rihter ka rënë në rajonin perëndimor të Turqisë, 64 kilometra në perëndim të Stambollit.

Ende nuk ka raportime për dëme në njerëz dhe ndërtesa

Artikulli paraprakLLESHAJ SËRISH APEL BANORËVE TË PREKUR NGA TËRMETI: ZHVENDOSUNI NË QENDRAT E PRITJES
Artikulli tjetërKQZ APEL PARTIVE: DY DITË AFAT PËR TË DORËZUAR SHPENZIMET NË FUSHATË OSE GJOBË