Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku ka paralajmëruar të gjitha institucionet që nëse nuk do të ulin faturën e konsumit të energjisë, do të gjobiten.
Ballulku tha se ulja me 15% e konsumit në këto institucione do të sillte ulje me 1% në të gjithë vendin.
“Nuk kemi synim të bllokojmë proceset e punës, por po flasim për kompjuterë që ndizen dhe nuk fiken kurrë, kondicionerë që rrinë ndezur edhe kur nuk duhet, drita që ndriçojnë fasada. Do të donim që të gjitha fasadat dhe ndërtesat historike të qëndronin gjithmonë të dukshme, por sot duhet të kursejmë. Në rast se në dy muaj rresht nuk do të ketë reagim nga ana e institucionit tuaj, ne nuk do të shikojmë që ka ulje të konsumit krahasuar me një vit më parë, atëherë do të jemi të detyruar përmes task-frocës që të vendoset gjoba që parashikohet në aktin normativ. Sigurisht gjoba i vendoset institucionit por shkon në llogari të titullarit”, u shpreh Belinda Balluku.