Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka denoncuar sot një skemë kriminale, siç tha ai duke akuzuar zv.kryeministren dhe ministren e Infrastukturës dhe Energjes për abuzim me fondet publike në një projekt për energjinë elektrike.

“Propaganda se sa mirë kujdeset qeveria për pensionistët, të rinjtë, fëmijët, fermerët do ju shoqërojë deri në fund të vitit edhe pse ju e dini të vërtetën se në buxhetin e ri nuk ka asnjë lekë për ta.

Prandaj sa herë ta shihni këtë spektakël të qeverisë refuzojeni! Është propaganda e korrupsionit që vjedh çdo ditë të ardhmen tuaj. Nuk është akuzë politike, nuk është një sulm i një kundërshtari politik, është realiteti se si abuzohet me paratë publike. Një rast flagrant se si qeveria e Edi Ramës ju vjedh sy më sy. Një projekt që tregon se si Balluku përdor nevojën jetike të vendit për energjinë elektrike përdor një skemë kriminale.
Rasti që do bëjmë sot publik mban firmën e Ballukut dhe vartësve të saj, një shkelëse përsëritëse e ligjit që duhet të hetohet pa asnjë drojë dhe të dërgohet para drejtësisë.

Vetëm me firmën e Ballukut ndodh që një projekt që kur bëhet nga shteti kushton 8 mln euro dh, ndërkohë që kur ndërtohet nga privati kushton 3 mln euro. Ja oferta e privatit. Ndërkohë që KESH-it Belinda Balluku për të njëjtin projekt i faturon 8 mln euro. Ne sot po sjellim faktet për abuzimin me fondet publike”.

Artikulli paraprakLEJUAN NDËRTIME PA LEJE NË ZONËN E MBROJTUR TË PATOKUT, PROKURORIA E LEZHËS ÇON NË GJYKATË DOSJEN PËR ISH DREJTORIN E IMT-SË KURBIN, ISH KRYEINSPEKTORIN E IKMT-SË E 6 TË TJERË
Artikulli tjetërNIS SOT SHPËRNDARJA E BONUSIT TË FUNDVITIT PËR PENSIONISTËT, JA KU MUND TË TËRHIQET