SEKRETARI I OKB, APELON NDAJ TË GJITHA SHTETEVE. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon u bën thirrje komiteteve ndërkombëtare të “bëjnë ç’është e mundur” për të ndaluar militantët e Shtetit Islamik, grupin e militantëve Sunni që kanë pushtuar Irakun dhe Sirinë që prej qershorit.

Ai tha në një konferencë për shtyp në Tunizi se: “Ndërsa një e treta e qytetit të Kobanit është pushtuar nga ISIS, kjo është vërtetë moment për të qenë shumë të shqetësuar. Ndaj që prej nisjes së krizës në Lindjen e Mesme u kam bërë thirrje të gjithë lidërve të shumë vendeve, kujtdo që ka potencial, për të bërë gjithçka mund për të ndaluar ISIS.”Shefi i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar gjithashtu ndihmën e shteteve që të japin ndihmë për ndalimin e përhapjes së Ebolas, epidemisë më të rëndë të rregjistruar ndonjëherë.“U bëj thirrje vendeve që mund të dërgojnë forca ushtarake, staf mjekësor dhe kërkues që të ndihmojnë në mos përhapjen e virusit të Ebolës. Por për të arritur këtë duhet të veprojmë 20 herë më shpejtë nga përpjekjet që po bëjmë aktualisht.”, tha ai.Duke folur gjatë vizitës së tij në Tunizi, vetëm dy javë para zgjedhjeve parlamentare në vend, Ban Ki-moon dha gjithashtu mbështetjen e tij për zgjidhjen e procesit të tranzicionit politik dhe u bëri thirrje tunizianëve të marrin pjesë në votime. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/0kP87uMAdo8?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakNAFTA, BIE ÇMIMI NË TREGJET BOTËRORE
Artikulli tjetërBY-PASSI, BASHKIA RREZIKON GJOBËN