Në vijim të operacionit të koduar “POROSIA” dhe në vazhdimësi të hetimeve lidhur me grupin kriminal të tritolit në Elbasan, pasi një ditë më parë u arrestuan pesë persona, sot ka rënë në prangat e policisë edhe i gjashti. Në prangat e policisë ka rënë këtë të premte Erges Lipo, 30 vjeç banues në Pogradec. Ndalimi i tij, u bë në Pogradec pasi, shtetasi i lartpërmendur dyshohet të ketë konsumuar veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake, e municionit dhe lëndëve eksplozive, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 278/6 dhe 25 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij vjen një ditë pasi policia shkatërroi një grup kriminal ku u arrestuan pesë persona, ndërsa u sekuestruan 82 kallëpe tritoli. Operacioni erdhi pas tre muaj hetime ndaj personave të akuzuar si anëtarë të bandës kriminale. Të arrestuarit e një dite më parë: Geraldo Yzeirllari Kristi Maxhari Edmond Abazi Gazmor Kokla U arrestua sot: Erges Lipo

Artikulli paraprakVRAU BASHKËSHORTEN GJYQTARE, SHTYHET GJYQI PËR FADIL KASEMIN
Artikulli tjetërKULT – 09.02.2018