Banda shqiptare qe trafikonte emigrantët del para gjykates

Gjykata e Britanisë ka çuar parapa hekurave një bandë të përbërë nga shqiptarë e britanikë që sillnin si klandestinë ilegalë qytetarë nga Shqipëria, mes tyre edhe fëmijë të vegjël. Por mënyra me të cilën operonte banda e përbërë nga 6 persona i ka lënë mbresa edhe oficerëve të policisë së kufirit britanik. Banda i trafikonte personat nëpër bagazhet e makinave sikur ata të ishin çanta, dhe ndonjëherë transportimi nuk ishte “tek”, por edhe dysh apo tresh (të gjithë në një bagazh makine). Banda kishte vite që kryente e qetë biznesin edhe pse kishte patur raste të ndalimit nga ana e policisë. Në vitin 2015, Lee Anderson, 46-vjeç, dhe Jason Cowley, 44-vjeç, u kapën në kufi të Francës nga policia. Në bagazh kishin 3 persona, njëri prej të cilëve një fëmijë. Të dy britanikët u arrestuan nga policia, por pas pothuajse pesë muajsh në të njëjtën zonë, oficerët e policisë gjetën dy burra shqiptarë të fshehur (sërish) në bagazhin e një makine, raporton Në lidhje me shqiptarët e bandës, policia arrestoi Eduart Krajan, 39 vjeçar, i cili tentoi të sjellë ilegalisht në Britani një person. Ilir Hani, 44 vjeç dhe Vullnet Karaj, 41 vjeç, gjithashtu ishin pjesëtarë të bandës që organizonin trafikimin e shqiptarëve duke i futur në bagazhin e makinave.

Artikulli paraprakMERR MBIEMRIN E GRUAS PËR TË EMIGRUAR NË ANGLI
Artikulli tjetërFUTET PËR TU LARË NË SHKUMBIN, MBYTET 14-VJEÇARI