Bëhen të ditura detaje të për bandën e shqiptarëve që u shkatërrua një ditë më parë në Itali.
Sipas mediave në vend mësohet se shqiptari i arrestuar është një person që i thërrisnin Eduard që ishte dëbuar nga Italia, fshihej dhe janë dashur shumë orë kërkime për ta gjetur atë.
Një tjetër detaj që është bërë publik është se shqiptarët dhe anëtarët e tjerë të bandës, torturonin që të moshuarit gjatë grabitjes së banesave të tyre.
Sipas mediave një i moshuar ishte rrahur me gurë për vetëm 100 euro. Banditët përdorin dhe kaçavida dhe përdorin dhunën fizike për të përhapur terror.
Banda e hajdutëve ishte e përbërë nga shqiptarë, që ishin dhe kryesorë, moldave dhe persona nga kombësi të tjera.