Shkon në 14 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Bistrica 2019”. Policia ka arrestuar një 38-vjeçar me inicialet A.L. banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, ”Grupi i strukturuar kriminal”. Në momentin e arrestimit iu sekuestruan 3 telefona celularë dhe një mjet tip “Volkswagen”.

Operacioni u finalizua në maj me arrestimin e 13 personave, ku u sekuestruan rreth 147 kg kanabis, 4 automjete të markave të ndryshme, një sasi vlerash monetare dhe 14 aparate celularë me kartat Sim të markave të ndryshme. Po gjatë operacionit, në kontrollet e ushtruara u sekuestruan edhe tre armë zjarri ku u vu në pranga një 52 vjeçar nga Mallakastra.Nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal. Operacioni në 10 maj të këtij viti

Artikulli paraprakPËRMBYTJE APOKALIPTIKE NE SHBA
Artikulli tjetërKOSOVA MPREH SHPATËN NDAJ SHQIPËRISË, LUFTA E DYTË TREGTARE NIS MË 1 KORRIK