Në kuadër të Vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore 2018, organizata GO2 organizoi ekspozitën “SHKODRA – familja, shtëpia, historia ime”. Kjo ekzpozitë u organizua paraditen e kësaj të hëne në shtëpinë e Ismet Halilit në lagjen Dudas – monument kulture kategorisë s ë parë .

E vecanta e saj është sepse në këtë shtëpi është luajtur në vitet 70 komedia Cifti i Lumtur. I ftuar ishte ministry i jashtëm Ditmir Bushati i cili teksa u ndal tek traditat qytetare shkodrane, tha se kjo e sotmja është një copëz e trashëgimisë kulturore.

Ekspozita e dytë e ngjashme është edhe “PRIZRENI – familja, shtëpia, historia ime” e cila hapet në fund të Majit 2018 në Prizren.

Ekspozitat fotografike për banesën qytetare shkodrane dhe prizrenase sjellin memorien kolektive të të dy qyteteve përmes rrëfimit. Fotot e përzgjedhura nga juria do të pëfshihen në 2 albume të veçanta, për secilin qytet dhe me të njëjtin titull.

Artikulli paraprakREVOLTA E NËNËS SË DESHMORIT TË 2 PRILLIT
Artikulli tjetërEKSPOZITA FOTO DËSHMI 2 PRILL 1991