Mosriparimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti dhe heqja nga bonusi i qirasë, ka ngritur në protestë banoret e pallatit 104 në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.Ata u mblodhen para objektit i cili pësoi dëmtimë të shumta nga lëkundjet sizmike të 26-nëntorit të vitit 2019-të, duke u bërë i pabanueshem.Por pas verifikimeve të thelluara, bashkia vendosi riparimin e këtij pallati punimet e të cilit kanë përfunduar, por sipas banoreve, brenda apartamenteve nuk është bërë asnjë ndërhyrje dhe banoret as nuk janë kompensuar për dëmet e shkaktuara.
Në mbështetje të banoreve ishte dhe deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj.
E kontaktuar për këtë çështje Bashkia Lezhë bën me dije se pallati 104 është përforcuar dhe rikostruktuar totalisht dhe tashmë është i sigurtë për banoret.Po ashtu brendas një kohë të shpejtë do të ndërhyhet dhe për riparimin e dëmeve brenda apartamenteve.