Kjo ishte gjendja e shtepive te familjeve te komunitetit rom dhe egjiptian ne lagjen Liria ne Shkoder.

Nje imazh aspak normal, duke i detyruar keto banore qe te perballen me kushtet cnjerezore. Megjithate, sot kjo zone tashme ka nje pamje krejt tjeter. Bashkia e Shkodrës, ka planifikuar dhe po realizon, për herë të parë, ndërhyrje infrastrukturore pranë komunitetit rom dhe egjiptian në lagjen “Liria”, përtej Bunës, me qëllim përmirësimin e kushteve sociale dhe ekonomike të këtij komuniteti. Kjo ndërhyrje është realizuar si pasojë e zbatimit të projektit “Rikonstruksion objekte banimi”, projekt i fituar nga bashkia Shkodër pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban. Nga kjo ndërhyrje po rikonstruktohen 9 banesa ku jetojnë 51 persona. Bashkia e Shkodrës synon vazhdimin e ndërhyrjeve jo vetëm në infrastrukturë, por në të gjithë komponentët e nevojshëm me qëllim sigurimin e kushteve bazë për një jetesë më të mirë për komunitetin rom dhe egjiptian

Artikulli paraprakKUPONI TATIMOR, HYSA: S’KA MË SENSIBILIZIM, NIS FAZA E GJOBVËNIEVE
Artikulli tjetër“BEJTUZ-ZEKAT” E KUVAJTIT, INTERESIM PËR SHKODRËN