Kur pritet që me 1 qershor të dorëzohen çelësat e banesaved sociale të ndërtuara nga bashkia Shkodër, familjet e strehuara në konviktin e shkollës “Arben Broci” nuk janë ende të qartë me mënyrën e aplikimit për t’u strehuar në këto banesa apo edhe për qeranë që do të paguajnë çdo muaj. Ata janë njohur vetëm me vlerën e qerasë për shtëpitë 1+1 dhe 2+1 dhe shtojnë se janë kundër këtij vendimi pasi nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar një tjetër shpenzim.

Një përfaqësi e familjeve të strehuara në konviktin e shkollës “Arben Broci” kanë kërkuar dje informacion për formën se si do të shpërngulen në banesat e reja sociale, datën por edhe vlerën që do të paguajnë çdo muaj, por nuk I është dhënë asnjë informacion që mund t’I ndihmonte.

Ata kërkojnë nga bashkia Shkodër që shpërngulja në banesat e reja të mos shtyhet për një periudhë tjetër, pasi kushtet në të cilat jetojnë çdo ditë janë të vështira për secilin prej tyre.

 

Artikulli paraprakPOLICIA RRUGORE 786 GJOBA NË NJË JAVË PËR SHOFERËT NË SHKODËR
Artikulli tjetërOBLIKË, BASHKIA LIRON HAPËSIRAT PUBLIKE NË 12 PALLATE