Banka Botërore miraton kredinë 100 milionë dollarë për Shqipërinë
Banka Botërore miratoi sot një hua prej 100 milionë dollarësh për mbështetjen e sektorit financiar në Shqipëri. Afati i shlyerjes së kredisë shkon 31 vite dhe qëllimi i saj është fuqizimi i fleksibilitetit të sektorit bankar dhe të rregullave e të mbikëqyrjes së institucioneve financiare jobankare në Shqipëri. Projekti parashikon uljen e kredive me probleme, rritjen e sigurisë financiare, zgjerimin e kreditimit për sektorin privat si edhe mbikëqyrjen e fondeve të investimit. Drejtorja e BB për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein tha se projekti mbështet shumë reforma për të munduar mjedisin e duhur për zhvillimin e sistemit bankar.