Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të intersit në nivelin 3 %. Sipas skenarit bazë të Bankës së Shqipërisë ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet gjatë 3 mujorëve në vazhdim edhe pse do të ketë një ngadalësim të lehtë si pasojë e ngadalësimit ekonomik në eurozonë dhe kushteve më të shtrënguara të financimit si në vend dhe në botë.

Rritja ekonomike pritet të kthehet pranë nivele të saj historike në horizontin afatmesëm. Gjithashtu inflacioni pritet vijojë të bjerë gradualisht gjatë 3 mujorëve të ardhshëm e të kthehet në objektiv gjatë mesit të vitit të ardhshëm.

Vendimmarrja e BSH

-Të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në në nivelin 3 %
-Të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore në nivelin 4 %
-Të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës një ditore në nivelin 2 %

Artikulli paraprakVAU DEJËS PROMOVIM LUMIT TË SHALËS
Artikulli tjetërMBIÇMIMI I LEKUT, BANKA E SHQIPËRISË: PO MONITOROJMË KURSIN E KËMBIMIT! TREGON SE KUR MUND TË NDËRHYJË