Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e fundit ka vendosur miratimin e shtypjes së kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me prerje 500 lekë dhe 2000 lekë.

Si emetuesja e vetme e monedhës kombëtare, Banka e Shqipërisë kujdeset vazhdimisht që struktura dhe cilësia e parasë në qarkullim të plotësojë në mënyrë dinamike nevojat e tregut, duke u përshtatur me evoluimin e fuqisë blerëse dhe teknologjisë së qarkullimit.

“Në këtë kuadër, shtypja e këtyre kartëmonedhave vjen si rezultat i plotësimit të kërkesave të ekonomisë për para në vlerë dhe strukturë si dhe të sigurimit të një furnizimi të rregullt me këto kartëmonedha për një periudhë disa vjeçare”, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Artikulli paraprakEKONOMI, NDRYSHOJNË PAGESAT NË BANKA
Artikulli tjetërQË NGA 4 MAJI JANË HAPUR MUZETË, BIBLIOTEKAT DHE KURSI I PATENTËS