Dega e Bankës Amerikane të Investimeve në qytetin e Shkodres duke përkrahur nismën ndërkombëtare të Javës së Parasë, mirëpriti sot në ambientet e saj fëmijë te shkollave 9-vjeçare për t’i njohur ata nga afër me rolin e bankave në shoqëri, si dhe me mënyrat më të mira për të krijuar një marrëdhënië të shëndoshë me paranë.
Të gjitha degët e Bankës Amerikane e Investimeve në vend organizuan aktivitete të ngjashme me fëmijë dhe të rinj. Kjo nismë përputhet plotësisht jo vetëm me misionin e Javës Globale të parasë por dhe me sloganin e ri të sapolançuar nga ABI Bank i cili është “Investo në optimizëm”. ABI Bank beson se fokusi për zhvillimin e sektorëve të rendësishëm të ekonomisë i të gjithë aktorëve në treg do kenë ndikim pozitiv afatgjatëpër sistemin bankar dhe ekonominëshqiptare në tërësi.