Bankat ulin fitimin me 38%, 3.2 mld lekë më pak se një vit më parë. Shkak kreditë e këqija e rënia e interesave .

Në gjashtë muajt e parë të vitit, fitimet e bankave tregtare janë ulur drastikisht në masën 38%. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Në qershor 2016, sektori bankar raportoi një rezultat financiar pozitiv prej rreth 5.1 miliardë lekësh ose rreth 3.2 miliardë lekë më pak se një vit më parë. Faktori kryesor i rënies është rritja e shpenzimeve të bankave për provigjionimin e kredive me probleme. Faktor tjetër i rënies së fitimeve është edhe ulja e normave të interesave të kredive e depozitave. Ndërkohë, shpenzimet e tjera në tërësi, u rritën ndjeshëm, duke qenë faktor kryesor pas rënies së fitimit në sektorin bankar. Veprimtaritë e tjera kanë pasur efekt të ulët në fitimin e sektorit bankar.

Artikulli paraprakSEKUESTROHET 700 GRAM KOKAINE NE TIRANE,NE PRANGA TRE PERSONA
Artikulli tjetërAMBASADORI AUSTRIAK:ME 2015,MBI 60.000 SHQIPTARE APLIKUAN PER AZIL NE BE