Mungesa e infrastrukturës rrugore në disa zona të lagjes “Partizani” vijon të mbetet një nga problematikat më të mëdha të dhjetëra banorëve. Gropat nën pushtetin e ujit e bëjnë pothuajse të pamundur lëvizjen e banorëve në këmbë. Ata tregojnë se situata është më e vështirë seç duket këtë të premte.
Banorët kanë një thirrje për bashkinë Shkodër.Prej më shumë se 25 vitesh, janë dhënë qindra premtime nga kryetarët e bashkive por ende nuk ka një projekt për rikonstruksionin e kësaj rruge 500 metër të gjatë, në të cilën jetojnë dhjetëra familje