Rruga që lidh fshatin Vukatanë me njësinë administrative Gur i Zi prej vitesh ka patur dëmtime të shumta si shkak i mungesës së mirëmbajtjes. Aktualisht, gropat e krijuara në këtë rrugë të ngushtë janë bërë shkak për aksidente të mundshme. Banorët tregojnë se ndihen të rrezikuar sa herë kalojnë në këtë rrugë.
Bashkia Shkodër duhet të investojë për mirëmbajtjen e kësaj rruge thonë ata.
Vitet e fundit është investuar në këtë rrugë për mirëmbajtjen e saj, por siç duket mungesa e mirëmbajtjes ka bërë që banorët të përballen me gropat e krijuara të cilat po kthehen në burim aksidentesh.