Për vite me radhë kanë kërkuar rikonstruksionin e rrugës por kanë marrë vetëm premtime që nuk janë mbajtur asnjëherë.
Shumë prej banorëve të lagjes “Dudas” janë rrëzuar në gropat e mëdha me ujë duke pësuar dëmtime gjymtyrësh. Familjet e asaj lagjeje kanë bërë një peticion që do ta dërgojnë në bashkinë Shkodër për rikonstruksionin e rrugës.
Në rast se nuk merret parasysh peticioni i banorëve në lagjen “Dudas” atëherë do të nisin protestat. Edhe më përpara banorët e lagjes “Dudas” kanë kërkuar të rikonstruktohet rruga por kjo kërkesë nuk është realizuar për më shumë se 20 vite me radhë duke ia vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.