Banorët në fshatin Mali Jushit të bashkisë Vau Dejës mbështesin protestën e 7 qershorit që do të jetë për dëmshpërblimet e përmbytjeve të padhëna ende për banesat por edhe mënyrën jo korrekte sipas banorëve të parave për dëmshpërblimet në bujqësi.
Në rast se nuk marrin dëmshpërblimet për dëmet në banesa gjatë përmbytjeve të viteve 2010-2011 banorët në fshatin Mali Jushit do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Me 7 qershor do të zhvillohet një protestë e organizuar nga banorët e prekur nga përmbytjet e para 5-6 viteve të cilët ende nuk janë dëmshpërblyer për dëmet e shkaktuara në banesa.