Një prej zonave më të prekura nga përmbytjet vazhdon që të jetë njësia Ana e Malit e cila ka mbi 1100 hektar tokë të përmbytur. Banorët kërkojnë nga institucionet që të gjendet një zgjidhje për dëmshpërblimet pasi të mbjellat e tyre po shkojnë dëm.
Administratori i njësisë Ana e Malit Arben Ceni thotë se vijon të mungojë vëmendja e institucioneve shtetërore për banorët e përmbytur në toka bujqësore të njësisë Ana e Malit.
Kjo është hera e tretë që banorët në Anën e Malit përmbyten brenda një kohe të shkurtër prej tre muajsh duke bërë që dëmet ekonomike të jenë të mëdha.