Kjo është rruga e fshatit Bardhaj e cila përfundoi para pak muajsh.
Insert rruga e shtruar
Loti i parë me një gjatësi 1 km e 200 metër sipas projektit të parashikuar ka përfunduar duke sjellë kështu lehetësim në qarkullimin e banorëvë.Kjo rrugë e cila lidhet me fshatin Rrenc kërkon me tëpër investim sepse duke nisur nga fshati Bardhanjor e deri në Rrenc janë më shumë se 3 km e gjysëm të tjera të paasfaltuara.
Banorët tregojnë se para pak ditësh ka qënë vetë kryetarja e qarkut Shkodër Greta Bardeli e cila pasi është njohur me gjendjen e rrugës ka premtuar se shumë shpejtë do të nisë rikonstruksionin e saj. Sipas tyre i është premtuar se brenda këtyre muajve do të nisë faza e dytë e rehabilitimit
Aksi Bardhaj-Bardhanjor -Rrenc me gjatësi 4.8 kilometër do të mundësojë afrimin e banorëvë me pjesën tjetër të qytetit.Nga një zonë e harruar, e mbuluar nga balta, mijëra banorë të fshatit Bardhaj e Bardhanjor të njësisë Rrethina do të kenë shumë shpejt një rrugë të re.