Pas më shumë se dy muaj protesta në zonën e tyre, banorët e Astirit po marshojnë drejt shtëpisë së Edi Ramës në fshatin Surrel, në rrethinat e Tiranës.
Banorët kanë me vete në duar pishtarë, ndërsa në mbështetje të tyre është deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.
Banorët synojnë për të dhënë mesazhin se si i prishet rehati dikujt kur i prishet shtëpia.
Banorët kanë protestuar çdo natë kundër prishjes së banesave
“Ne i kërkojmë qeverisë të të tërhiqet nga ky projekt. Ne nuk jemi kundër ndërtimit të rrugës, por duhet që të na dëmshpërblehen cent për cent”, tha një banor .
“Qeveria o të tërhiqet o të dëmshpërblejë një për një banorët e Unazës së Re”, tha një tjetër banor.