Banorët e Unazës së Re, ja mbledhur sërish mbrëmjen e sotme, për të protestuar kundër projektit korruptiv të qeverisë së Rilindjes.

Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të tërheqin projektin, sepse nuk do të arrijnë kurrë të prishin shtëpitë e tyre.

‘Në vend të gomave do djegim fadromat e INUKU-t nëse i afrohen shtëpive tona. Ju themi punonjësve shtetëror se kush kërkon të na dhunojë ne do të gjejë vdekjen në Unazën e Re.

Kryeministër ti je hajdut në atë karrige që ke zënë’, u shprehën banorët.
Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputetët e opozitës.

Artikulli paraprakNE 2018-ËN,U RRIT NUMRI I GRAVE QË HUMBËN JETËN NË AKSIDENTE
Artikulli tjetërMOIKOM ZEQO NË 2018-ËN: STATUSI I KULTURËS GATI ZERO