Banorët e Astirit do të zhvillojnë sot protestën e fundit dhe do të rikthehen sërish në datën 19 tetor, një ditë pasi të jepet vendimi për çeljen ose jo te negociatave me Bashkimin Europian. Një vendim i tillë, sipas tyre vjen si një kërkesë për reflektim nga ana e qeverisë, teksa kanë paralajmëruar për përshkallëzim të protestës më 19 tetor.
“Sot në 18:30 nis protesta për mbrojtjen e banesave. Deri në datë 18 s’do ketë protesta. i lëmë kohë qeverisë të lirojë protestuesit. Qeveria ka kohë deri në datë 18 tetor, në 19 flasim ndryshe. Me qytetari nuk merrni vesh”, thanë banorët.